Stadiumi i ‘Ramiz Sadiku’-it po bëhet me tribunë të re

23 tetor 2023 | 11:51

Stadiumi i “Ramiz Sadiku” në Prishtinë po bëhet me tribunë të re. Me investimin e Komunës së Prishtinës, tribuna e re e këtij stadiumi do të jetë e përcjellur gjithashtu edhe me zyre për trajnerë, tualete dhe zhveshtore.

Kryetari i Komunës së Prishtinës përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se punime po bëhen me ritëm shumë të shpejtë me qëllim që sportistët të kenë kushte shumë më të mira për punë.

“Tribuna e stadiumit ‘Ramiz Sadiku’ po merr formën e saj. Pas përfundimit të punimeve të cilat po bëhen me ritëm të shpejtë, tribuna do të ketë ambiente shumë të përshtatshme për të gjithë, ku përfshihen zyrat për trajnerët, zhveshtorja  dhe tualetet super moderne. Me këtë investim ne po ju ofrojmë hapësira të mjaftueshme e të mira sportistëve, klubeve e sportdashësve”, ka shkruar Rama.

 

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni…