
Stadiumi i ri në Suharekë, ministri Çeku zbulon detaje të investimeve dhe të kapacitetit të ulëseve
09 prill 2025
| 14:33
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, ka dhënë të mërkurën detaje rreth ndërtimit të stadiumit të ri të qytetit në Suharekë.
13 milionë euro do të ndahen nga kjo ministri, ndërsa do të jetë i kategorisë 2 me 6518 ulëse.
Çeku përmes një njoftimi në rrjetet sociale po ashtu njoftoi se ky stadium do t’i plotësojë standardet më të larta ndërkombëtare, ndërsa sapo të kontraktohet operatori, do të nisë realizimi i punimeve.