Stadiumi Kombëtar do të ndërtohet në Drenas
02 janar 2018
| 18:02
Pavarësisht se për një kohë të gjatë ishte premtuar se stadiumi kombëtar do të ndërtohej në Bërnicë të Poshtme, kështu nuk do të ndodhë.
Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në njërën nga mbledhjet e muajit dhjetor, e miratoi vendimin që stadiumi kombëtar i Kosovës të ndërtohet në Drenas, kurse punimet për ndërtimin e stadiumit nacional pritet të fillojnë në vitin 2018.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)