Stadiumi i Prishtinës i gatshëm për në shtator
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kanë inspektuar sot punimet në Stadiumin e Prishtinës.
Ministri i MKRS-së ka vlerësuar këtë projekt si të jashtëzakonshëm dhe më të bukur në rajon.
“Është bërë një punë e shkëlqyeshme dhe e jashtëzakonshme. Ky projekt do të jetë më i bukuri në rajon dhe jam i lumtur që kemi ardhur deri të finalizimi i këtij edhe publikisht ne kemi dhënë premtime për përfundimin e këtij projekti dhe ja qe kanë mbetur edhe dy javë deri të përfundimi dhe nga fillimi i zhvillimit të lojërave”, është shprehur ministri Gashi.
Agim Ademi, kryetar i FFK-së, ka pohuar se ky stadium i ka munguar Kosovës dhe shpreson që të fillojnë ndeshjet në shtator.
Rinovimi i këtij stadiumi ka filluar në qershor të vitit 2016 dhe ka kushtuar 9 milionë euro.
Kapaciteti i tij do të jetë 13.500 ulëse.