Stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ju uron festat
Punonjësit e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në këto ditë festash të dhjetorit, me udhëheqësen e tyre, drejtoreshën Blerina Rogova Gaxha, kanë bërë një fotografi të përbashkët në hollin e bibliotekës dhe të gjithë lexuesve dhe anëtarëve të bibliotekës ua kanë uruar festat e fundvitit.
Në llogarinë e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në “Facebook” është publikuar ky urim:
“Stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ju uron festat e fundvitit! Me këto fotografi festive shprehim mirënjohjen për një vit plot arritje dhe çaste të bukura së bashku.
Faleminderit që ishit pjesë e rrugëtimit tonë drejt trashëgimisë, dijes dhe kulturës.
Ju urojmë një vit të ri të suksesshëm dhe të mbushur me gëzim!”
Fotografitë marrë nga llogaria në “Facebook” e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës