Stafi i centralit bërthamor paralajmëron katastrofë

19 gusht 2022 | 08:15

Punonjësit e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë kanë paralajmëruar një katastrofë të mundshme bërthamore. Në dy javët e fundit termocentrali është bërë objekt  i sulmeve të vazhdueshme ushtarake ruse.

Punonjësit kanë thënë se janë “të pafuqishëm përballë papërgjegjësisë njerëzore dhe çmendurisë”. “Sulmet e artilerisë po bëhen çdoherë e më të fuqishme dhe më të rrezikshme”, thonë ata, raporton BBC.

Fabrika, më e madhja në Evropë, është pushtuar nga forcat ruse që nga marsi, megjithëse stafi i saj ukrainas ka vazhduar operacionet e përditshme. Mesazhi nga punëtorët nuk përmend as Rusinë dhe as Ukrainën, që kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet pranë uzinës.

Anëtarë nga stafi i objektit po plagosen ose vriten në punë, shtojnë ata, në apelin e publikuar në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Ndaloni dhe mendoni!… Ajo që po ndodh është e tmerrshme dhe përtej sensit të përbashkët dhe moralit”, shkruajnë ata, duke paralajmëruar se një aksident mund të jetë më i keq se katastrofat bërthamore në Çernobil dhe Fukushima.

“Ne dimë të menaxhojmë profesionalisht një reaksion bërthamor, por jemi të pafuqishëm përpara papërgjegjësisë dhe çmendurisë njerëzore”, thonë ata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se…