‘Stafi i Gjykatës Speciale është përzgjedhur me kujdes, askush aty s’ka lidhje me Kosovën’

12 korrik 2021 | 13:01

Ish-kryegjykatësi i misioni evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), Malcolm Simmons, ka thënë se nuk e kupton se pse Gjykata Speciale nuk e ka asnjë punonjës nga Kosova.

Simmonsi gjatë raportimit nga distanca para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se i gjithë stafi i Speciales është përzgjedhur me kujdes në mënyrë që askush aty të mos ketë asnjë lidhje me Kosovën.

“I gjithë stafi është përzgjedhur me kujdes në mënyrë që të mos ketë asnjë person që ka lidhje me Kosovën. Me sa di unë, të gjithë prej tyre janë përzgjedhur. Kjo është diçka që e kam dëgjuar prej njerëzve që kanë aplikuar dhe nuk janë intervistuar”, ka thënë Simmons, duke shtuar se nuk e kupton se pse duhet të aplikohet diçka e tillë.

“Nuk e kuptoj se si një gjykatë që shërben drejtësi në Kosovë nuk ka asnjë gjykatës të Kosovës që shërben në Hagë”, ka thënë Simmonsi, duke thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale.

“Në Gjykatën Speciale kam po aq besim sa do të kisha pasur në një gjykatë në Rusi apo në Iran. Ky është niveli i besimit që unë e kam në Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka thënë Simmonsi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ka…