Stafi i Prokurorisë në Pejë dalin negativ pas testimit për koronavirus
Një pjesë e stafit të Prokurorisë së Pejës kanë rezultuar negativ pas testimit për koronavirus. Në mesin e të testuarve kanë qenë prokurorë dhe staf administrativ.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikiçi, i cili ka thënë se të njëjtit nuk do të fillojnë të punojnë derisa të bëhet ritestimi i tyre.
“Mundem me ta konfirmuar që pas publikimit të rezultateve nga IKSHPK-ja e kemi pranuar informatën që stafi që kanë qenë në vetoizolim kanë rezultuar negativ. Në kuadër të personave që kanë qenë në vetizolim ka pasur edhe prokurorë edhe zyrtarë të prokurorisë, por kanë qenë në vetizoim me rekomandimin të IKSHPK-së. Në këtë javë ata nuk dalin në punë derisa ta bëjnë ritestimin, por ne do të funksionojmë në kuadër të planit të veçantë”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikiçi për Gazetën Sinjali.
Gjatë javës së kaluar një prokuror në Prokurorinë e Pejës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.