
Stafi shëndetësor i Pejës po proteston, po kërkon shtesën prej 300 eurosh
01 tetor 2020
| 08:48
Dhjetëra punëtorë teknikë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po protestojnë sot para këtij institucioni. Ata po shprehën të indinjuar për mosmarrjen e shtesave prej 300 eurove.
Në personelin mbështetës bëjnë pjesë administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, shërbyesit e ushqimit, shërbimet teknike, pastruesit.
Sipas Këshillit Organizativ, ata janë të diskriminuar me mosdhënie të shtesave.
Për të njëjtat arsye personeli mbështetës në QKUK dhe ShSKUK kanë protestuar dje.