Stafi shpërblehet me pushkë dhe pistoleta
18 nëntor 2018
| 14:12
Ben Wolfgram, pronar i një kompanie që prodhon gota të deformuara nga një plumb, i ka shpërblyer punonjësit e vet për Krishtlindje jo me para, por me armë.
Ai u ka dhënë nga një kupon, me të cilin punonjësit kanë të drejtë të blejnë çfarë arme të duan, veçse më parë duhet të kenë ndjekur kurs profesional për përdorimin e armës.