Stamboll: Prokuroria interviston aktorët e njohur turq
Prokurorët në Turqi janë duke hetuar dy aktorë të njohur mbi dyshimet se kanë fyer qeverinë e presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Prokurorët në Stamboll kanë njoftuar se aktorët Metin Akpinar dhe Mujdat Gezen janë ftuar për intervistim lidhur me komentet që ata i kanë bërë në një emision televiziv.
Dy aktorët kanë qenë të ftuar në televizionin pro-opozitar, Halk TV. dhe gjatë transmetimit aktori, Akpinar tha se Turqia duhet të zgjedhë qeverinë demokratike ose të shikojë sesi “liderët e saj janë të varur nga këmbët e tyre ose të helmuar bodrumeve”.
Presidenti Erdogani ka thënë gjatë një pronocimi, por pa përmendur emra se “këta janë artistë të rremë dhe do ta paguajnë për këtë” .
Goditja e Turqisë ndaj kundërshtarëve të perceptuar ka kapur deri tani shifrën e 77. 000 arrestimeve lidhur me dyshimet për një grusht shteti të dështuar nga një fraksion në ushtri në vitin 2016.