Stambolli do të organizojë Lojërat Evropiane 2027
Edicioni i katërt i Lojërave Evropiane do të mbahet në Stamboll të Turqisë në vitin 2027. Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i E0C-ut në mbledhjen e mbajtur javën e kaluar. Presidenti i EOC-ut, Spyros Capralos, është shprehur i lumtur që Lojërat Evropiane do të organizohen në Turqi.
“Ky është një lajm shumë i mirë për sportistët e Evropës dhe qytetin. Turqia dhe Stambolli kanë qenë për një kohë të gjatë miq të sportit ndërkombëtar. Ne e dimë se do të jetë vendi i përsosur për sportistët më të mirë të Evropës që të shkëlqejnë në vitin 2027”, ka thënë Capralos.
Pas edicionit të tretë të mbajtur vitin e kaluar në Krakow të Polonisë, organizatorët e Stambollit dhe EOC duan ta zgjerojnë ngjarjen, duke ofruar më shumë gara kualifikuese për Lojërat Olimpike Los Angjelos 2028.