Stami, trajneri i Zwolles
28 dhjetor 2018
| 17:19
Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Lazios, Jaap Stam ka marrë zyrtarisht drejtimin e PEC Zwolle skuadër tek e cila ka qenë trajner i përkohshëm për pak kohë por edhe asistent e trajnerit të parë nga viti 2011 deri në 2013-ën.
Skuadra holandeze ku Stam ka nisur karrierën si futbollist është në pozita kritike në tabelën e klasifikimit pasi pozicionohet në vendin e 16-të dhe rrezikon seriozisht rrëzimin një kategori më poshtë. Për këtë arsye drejtuesit e Zwolle kanë punësuar në stol një njohje të vjetër tek i cili kanë besim se do t’i nxjerrë nga kjo situatë e vështirë.
Për Jaap Stam kjo do të jetë eksperienca e dytë si trajner i parë pas aventurës tek Reading në Championship që zgjati rreth 2 vite.