STANA PJETER GASHI

19 shkurt 2025 | 23:24


Ismet Sylejmani

(E dekoruar nga Presidentja e Kosovës znj. Vjosa Osmani, me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 18 shkurt 2025, me Dekoratën Presidenciale “Shën Tereza”!)

Më poshtë e keni tekstin e plotë, të propozimit per dekorim të Nënë Stanës, drejtuar Presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmanit!

Për: Zyrën e Presidencës të Republikes së Kosoves,
Presidentes së Republikes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu!

Nga: Ismet Sylejmani, ish- Shef për Informim i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
Kryetar i Këshillit për Rivarrim të Dëshmorëve të Kombit në Zonën Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe,
Ish – Shef për Informim i Zonës së 6-të, të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës!

Lënda: PROPOZIM PËR DEKORIM

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu!

Duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese të Presidencës të Republikës së Kosovës, që ka të bëjë me ndarjen e dekoratave dhe mirënjohjeve dhe në pajtim me dispozitat e ligjit për dhënien e dekoratave, unë, Ismet Sylejmani, Anëtar i Komandës së Shtabit dhe ish- Shef për Informim i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetar i Këshillit për Rivarrim të Dëshmorëve të Kombit në Zonën Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë dhe ish – Shef për Informim i Zonës së 6-të të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, në pajtim me nenin përcaktues, kam nderin dhe kënaqësinë të Ju drejtohem me këtë:

PROPOZIM

Për dekorim dhe me mirënjohje ose çmim tjetër përkatës, sipas dispozitave përkatëse ligjore dhe praktikave institucionale, për Znj. Stana Gashi!

ARSYETIM

STANA PJETER GASHI

E lindur me 2 Dhjetor në vitin 1947 në fshatin Brus, lagjja Brusi i Madh!

Ciklin e ulët të shkolllimit fillor në fshatin Brus, në Shkollën e fshatit “Shtjefën Gjeçovi”, e ka filluar në vitin 1954 dhe e ka përfunduar në vitin 1958!
Është martuar me Nua Gashin nga Brusi, Lagjja Peshteri të të njejtit fshat!

Znj. Stana Gashi është Nënë e 11 fëmijëve, 3 vajza dhe 8 djem!

1. Filip Gashi, i lindur 6 Maj 1967, ushtar i UÇK-së,
2. Fatmir Gashi, i lindur 2 Janar 1969, ushtar i UÇK-së,
3. Viktor Gashi, i lindur Prill 1970, ushtar i UÇK-së,
4. File Gashi, e lindur 1 Shkurt 1972,
5. Agim Gashi, i lindur 2 Janar 1974,
6. Afrim Gashi, i lindur 9 Qershor 1976,
7. Vera Gashi, e lindur 17 Shkurt 1978,
8. Augustin Gashi, i lindur 25 Tetor 1979,
9. Agron Gashi, i lindur 4 Shtator 1981,
10. Lurde Gashi, e lindur 29 Maj 1983,
11. Marjan Gashi, i lindur 12 Mars 1987!

Gjatë luftës se UÇK-së, në Zonën Operative të Karadakut, sikur edhe në të gjitha zonat tjera të luftës në Kosovë, nënat shqiptare ishin ato që na pritën e na përcjellën, na shtruan sofrën e na dhanë bukë dhe na bekuan e na uruan të dilnim fitimtar, në luftën e armatosur çlirimtare, kundër ushtrisë dhe policisë së Serbisë pushtuese!

Në shtator të vitit 1998, djemt e Nënë Stana Gashit, Filip Gashi, Fatmir Gashi dhe Viktor Gashi, kyqen zyrtarisht në radhët e UÇK-së!

Nëna Stanë, është nëna e tre ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Filip, Fatmir dhe Viktor Gashi!

Nënë Stana, është Nënë e 11 fëmijëve, 3 vajza dhe 8 djem!

Bashkëshorti i saj, i ndjeri Nua Gashi, Ajo dhe e tërë familja e saj, ishin në shërbim të 100%-të të luftës së UÇK-së!

Nëna Stanë në shtëpinë e saj ka pritur, ju ka shtruar bukë dhe i ka përcjellur për frontet e luftës për liri, shumë ushtarë të UÇK-së të cilët më vonë kanë rënë Dëshmorë të Kombit dhe kanë përfunduar të plagosur të lirisë!
Nëna Stanë, në shtëpinë e saj bazë të UÇK-së dhe heroinë, kanë kaluar me dhjetra dhe qindra luftëtar të lirisë, ushtar të UÇK-së:

1. Dëshmori i Kombit Pajazit Ahmeti,
2. Dëshmori i Kombit Muharrem Ibrahimi,
3. Dëshmori i Kombit Bahtir Jahiri,
4. Dëshmori i Kombit Enver Miftari,
5. Dëshmori i Kombit Fadil Jakupi,
6. Dëshmori i Kombit Shefik Miftari,
7. Deshmori i Kombit Rrahman Dini!

Tre komandant të zonave kanë kaluar nëpër hallkat e kësaj Shtëpie Bazë e luftës së UÇK-së!
1. Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Ahmet Isufi,
2. Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-se, Shukri Buja,
3. Komandanti i Zonës Operative te Llapit të UÇK-se, Rrustem Mustafa,

4. Zv. Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Shemsi Syla,

1. Shefi i Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Daut Ilazi,

1. Anëtari i Shtabit të ZOK-ut dhe Komandanti i Brigadës “Gursel e Bajram Sylejmani”, të UÇK-së, Selami Neziri!

1. Komandanti i Policisë Ushtarake të ZOK-ut të UÇK-së, Fatmir Mehmeti

1. Shefi për Informim i ZOK-ut të UÇK-së, Ismet Sylejmani,

10. Komandanti i Njesisë Speciale të ZOK-ut të UÇK-së, Raif Musliu,

1. Komandanti i Brigadës 153 të UÇK-së Zona Operative e Llapit, Adem Shehu!
2. Komandanti i Brigades 171” Kadri Zeka” të ZOK-t të UÇK-së, Salh Mustafa,
3. Komandanti i Brigades 171” Kadri Zeka” të ZOK-t të UÇK-së, Refik Shala,
4. Komandanti i Brigades 171” Kadri Zeka” të ZOK-t të UÇK-së, Isa Agushi!

1. Komandanti i Njësitit të UÇK-së, ZOK-ut të Verbicës, dhe përgjegjës i Koridorit Verbicë – Peshter, Naser Ahmeti – Celi!
2. Komandanti i Batalinit të 4-të, të Brigadës 153 të ZOLL-it të UÇK-së dhe përgjegjësi i Koridorit furnizues Mramor-Peshter, Ejup Gashi – Mala,

14. Dr. Teuta Hadri, ushtare mjeke e UÇK-së,
15. Dr. Qerim Kida, ushtar mjek i UÇK-së,
16. Dr. Sefer Isufi, ushtar mjek i UÇK-së!

Anëtar të Komandës së Shtabit e të Brigadave të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, të Zonave e Brigadave të pjesëve të ndryshme të Kosovës, që e kalojnë shifrën mbi 300 pjestarë nën armë!

Familja e kryefamiljarit, Babait Nua Gashi i cili tashmë është i ndjerë dhe e Nënës Stana Gashit, shtëpia e vëllezërve luftëtar të lirisë, ushtar të UÇK-së, Filip Gashi, Fatmir Gashi dhe Viktor Gashi, është baza nga ku i shërbente me bukë e kryp e zemër me tërë familjen e saj, luftës së UÇK-së!
Pjesmarrja direkte edhe e familjeve katolike shqiptare, djemëve dhe vajzave të tyre, në luftën e armatosur çlrimtare të UÇK-së, mbetet thesar i madh dhe i paqmuar, se lufta kishte shtrirje të nevojshme dhe të domosdoshme, kundër Serbisë pushtuese, por gjithashtu ishte sinjal, se edhe fitorja e luftës tonë po afrohej dhe se ishte e pashmangshme!

Përfshirja e kesaj familjeje heroike, në luftën e armatosur çlirimtare, ashtu sikur edhe shumë familjeve tjera katolike shqiptare, anë e mbanë Kosoves, ishte fitore direkte kundër propagandës fashtise e kriminale serbe, se UÇK-ja, ishte me platformë ekstremiste islame, se ishte antiperndimore dhe anti euroatlantike!

Fitorja mbi Serbinë pushtuese me luftën e UÇK-së, me ndihmën e SHBA-së dhe NATO-s, u bë realitet, Kosova u çlirua përfundimisht dhe tani është e lirë dhe e pavarur!

Prishtinë, 9 Tetor 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qytetin e Malishevës, bastionin e Fatmir Limajt të NISMA’s…