Standardet e mbrojtjes në punë në rrethana të Pandemisë

26 prill 2020 | 16:24

Të rekomanduara nga EU dhe adaptuara nga shtetet anëtare

Shkruan: Dr. Ilir Rrecaj Mr.sci

Pandemia me Coronavirus ka ndërruar shoqërinë, por padyshim në të njejtën masë ka ndërruar edhe ekonominë. Ndikimi i Pandemisë ka prekur thelbin aktiviteteve ekonomike të kompanive, proceset e përgjithshme të punës. Jashtë këtij ndikimi nuk ka mbetur siguria dhe mbrojtja në punë e punëtorëve.

Siguria dhe mbrojtja në punë dhe ngritja e sërishme e ekonomisë, munden të funksionojnë vetëm në mënyrë të sinkronizuar. Që kjo të ndodhë duhet që efekti „Stop and Go“ në ekonomi të anashkalohet. 

Bashkimi Evropian dhe në bazë të tij shtetet anëtare kanë adaptuar Standardet e mbrojtjes në punë, në lidhje me Pandeminë me SARS-CoV-2  dhe minimizimin e rrezikshmërisë në punë.

Në bazë të këtyre Standardeve, punëdhënësit janë të thirrur që masat mbrojtëse kundër infeksionit ose Standardet e mbrojtjes në punë, të i dokumentojnë gjatë një vlerësimi të rrezishmërisë në punë dhe në mënyrë përkatëse të i implementojnë. Procesi i vlerësimit të rrezikshmërisë në punë, në bazë të Ligjit për mbrojtje në punë, do të duhej të ishte i rregullt, por tani në rrethana të një Pandemie, për shkak të shpalljes si shkallë e tretë e sigurisë, me masa përkatëse nga Ligji ose Udhëzimi administrativ për mbrojtjet nga Sëmundjet infektive.

Implementimi i këtyre standardeve do të duhej të bëhej me një punë të përbashkët të Koordinatorëve për siguri në punë, specialistëve të Mjeksësisë së Punës dhe përfaqësuesve të punëmarrësve.

Një grup i përbashkët punues mes punëdhënësit dhe strukturave të përmendura më lartë, do duhej të koordinonte e mbikëqyrte implementimin dhe vlerësonte rezultatet e veprimeve të ndërmarra, me qëllim përmirësimi të vazhdueshëm.

Standardet për mbrojtje në punë i atribohen tri fushave.

Masat teknike, Masat organizative dhe Masat personale të mbrojtjes 

Masat teknike konsistojnë në: Përshtatjen e vendit të punës: këtu do të duhej të sigurohej mbajtja e distancës prej 2m mes punëtorëve/personave gjatë procesit të punës. Të sigurohen mure ndarëse ose xhama plastike mes vendeve të punës. Përshtatja e tavolinave të punës me rrethanat e reja, duke siguruar distancën prej 2 metrave.

Hapësirat Sanitare, Kuzhina/Kantina dhe hapësirat që shfrytëzohen për pushim: këtu veprimi kryesor duhet të i kushtohet sigurimit të hapsirës së nevojshme për mundësi pastrimi në një periudhë kohore, që mos të krijohen radhë gjatë marrjes ose blerjes së ushqimit. 

Ajrosja: Ajrosja e rregullt e hapësirave, se paku katër herë brenda orarit të punës në një kohë prej së paku 5 minutash. Poashtu udhëzime për përdorim të sigurtë të sistemeve të ajrosjes së brendshme. 

Sigurimi  mjeteve higjenike dhe dezinfektuese në hyrje dhe cdo kat të objektit, letër per tharjen e duarve, bashkë me Informacionet përkatëse vizuale për përdorim.

Mbrojtja nga Infeksioni për punët në ndertimtari, bujqësi, shërbimet të jashtme dhe furnizimit, transportit dhe  shërbimet brenda kompanisë: Masat për shfrytëzimin e mjeteve të transportit, furnizimi me mjete plotësuese dhe planifikimi i përshtatshëm me rrethanat e krijuara të nisjeve. Të sigurohen Informacionet për përdorim dhe të vendosen në vende të dukshme.

Masat mbrojtëse për hapësirat e akomodimit të përbashkët (si ushtri, shkolla, konvikte, kopshte të fëmijëve, azile pleqësh, etj.): krijimi i grupeve të vogla me shfrytëzim të hapësirave të caktuara dhe sigurimin standardve minimale per  hapësirat e objektit të këtyre grupeve.

Puna nga shtëpia: Puna nga shtëpia do të duhej të jetë prioritet dhe të aplikohet patjetër aty ku ka mundësi.

Udhetimet Zyrtare dhe mbledhjet: Redukimi i udhëtimeve zyrtare dhe mbledhjeve në një minimum absolut. 

Masat e veçanta organizative

Sigurimi i distancës së sigurt: vrojtimi i hapësirave të lëvizjes si shkallët, korridoret, dyert, ashensorët etj., me garantim të lëvizjes në distancë të sigurtë mes personave. Ashensori të përdoret vetëm nga një person dhe vetëm për ngjitje ndërsa shkallët vetëm për zbritje. Të përbashkët bëhet vijëzimi me shirit.

Mjetet e punës dhe veglat: mundësisht të përdoren mjete dhe vegla personale të punës, përndryshe të parashihen intervalet kohore të pastrimit/desinfektimit ose dorëza adekuate të punës.

Koha e punës dhe planifikimi i pushimeve/“pauzave“: ndarja e barabartë e kohës së shfrytëzimit të hapësirave, me qëllim të anashkalimit të takimit të shumë punëtorëve në hapësira të përbashkëta(kuzhinë, hapësira për ndërrim të rrobave, banjo,etj.), ku do të cenohej distanca e sigurt. 

Ruajtja dhe pastrimi i rrobave të punës dhe  pajisjeve të mbrojtjes në punë: kujdes i vecantë për ruajtjen dhe pastrimin personal të rrobave të punës dhe  pajisjeve të mbrojtjes në punë. Informacionet përkatëse në formë të shkruar dhe vizuele.

Qasje nga personat e jashtëm në vendet e punës dhe mjediset e ndërmarrjes: Kufizimi në minimum i qasjes dhe qëndrimit të personave të jashtëm në hapësirat e kompanisë. Të bëhet dokumentimi dhe informimi për të dhënat e personave të jashtëm, në mënyrë që në rast të rasteve të dyshimta të ketë informacione të nevojsme për përcjelljen e zingjirit të infeksionit.

Udhëzimet për veprime për rastet e dyshimta për infektim: definimi i proceseve për sqarimin sa më të shpejtë të rasteve të dyshimta për infeksion. Punëtorët me symptome duhet të rrijnë në shtëpi. Zhvillimi i një plani të pandemisë për veprim në raste të konfirmuara të infeksionit dhe personat me kontakt të mundshëm me personin e infektuar.

Minimizimi i mbingarkesave të shëndetit mendor: zhvillimin e një vlerësimi të rrezikut për mbingarkesa nga aspekti i shëndetit mendor në lidhje me kërkesat shtesë për shkak të Pandemisë. 

Masat specifike personale

Maskat mbrojtëse dhe pajisjet mbrojtëse personale: aplikimi i maskave mbrojtëse dhe pajisjeve mbrojtëse personale, në rast të pamundësisë së mbajtjes së distancës së paraparë mbrojtëse prej 1,5 deri 2 m

Udhëzimet dhe informimi aktiv: informimi aktiv për masat mbrojtëse të inicuara, mbajtja e rregullave higjienike, udhëzimi i përgjegjësve dhe punëtorëve, vizualizimi i masave mbrojtëse përmes njoftimeve, skemave, udhëzimeve, vijëzimeve të hapësirave…

Vizita me qëllim parandalimi dhe mbrojtjeje nga Specialisti i Mjeksisë së punës për personat me rrezik të vecantë:mundësia e kontrollës mjekësore të punëtorëve(në pamundësi për kontrollë nga mjekut i punës në rrethant Kosovare edhe te Mjekët e Familjes) në lidhje të mundshme me sëmundje paraprake që do të paraqiste grupp rreziku për infeksion me Coronavirus, të konstitucionit personal, ose aspekte tjeratë ngarkesave deri te ato të shëndetit mendor.

Mund të supozohet se Pandemia do të jetë edhe një kohë një sfidë për parandalimin e infeksionit në rrethanat e punës. Një komunikim, informim dhe bashkërendim intensiv i aktiviteteve është i domosdoshëm për të minimizuar rrezikun, evituar komplikimet shëndetësore, mbingarkuar sistemin shëndetësor, redukuar humbjet ekonomike dhe kthimin në “normalitet“.

Duhet të jetë kjo një sfidë për punëdhënësit dhë punëmarrësit në të dy sektorët, publik e privat, por edhe pjesëmarrësve tjerë si konsumatorët, studentët, nxënësit, pacientët, etj.. që ta shfrytëzojnë këtë situatë serioze jetëkërcnuese për shoqërinë, si një pikë kthese dhe ndryshimi serioz e objektiv të qasjes ndaj rëndësisë së organizimit dhe implementimit të masave për parandalim të infeksionit.

Të mendojmë se puna dhë sjellja e secilit është e rëndësishme dhe dështimi i individit që të përmbahet masave të caktuara, për cfarëdo arësye, rrezikon vetën dhë të tjërët në shoqëri dhe bën që të dështojnë edhe masat e përgjithshme.

Arsyetimet klishe që shpesh i dëgjojmë “lehtë e kanë në Evropë të flasin…”, “na kemi tjera kushte/telashe…”, “është Kosovë këtu..”,  e deri te fajsimi apriori e paradoksal i grupit ”shqiptar jena na…!” për shkak se nuk arrin individi të ndryshoj qëndrimet, etj., nuk pinë ujë në këtë rast, se këto masa nuk kërkojnë mjete finaciare të papërballueshme shtesë. 

Ka të bëj më së shumti me organizim, punë ekipore dhe qasje e qëndrime, që përkojnë me situatën afatgjate, që si duket na pret, deri në zbulim të vaksinës ose medikamentit përkatës, por edhe sfidave tjera te ngjashme qe nuk mund te i perjashtojme ne te ardhmen.

Dikush mund të thotë, po ne e kemi menaxhuar më mirë situatën se në perëndim.

Është e vertetë dhe për këtë pergëzoj Institucionet përgjegjëse në të gjitha nivelet dhe koleget e mij dhe pjesëmarrësit tjerë, por situata kur masat e ashpra restriktive të lëvizjes lirohen, me qëllim të “normalizimit”të aktiviteteve ekonomike e sociale, atëherë gjërat ndryshojnë dhe aplikimi i standardeve të mbrojtjes në punë, shkollë, etj. dhe jashtë saj, ëshë vendimtar për të përcaktuar se se a do të ketë valë tjetër ose do ta shkëpusim zingjirin e infeksionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me gjithë këtë nivel shkence botërore dhe këtë impenjim do…