Stankoviq: Në Shqipëri na kanë pritur shumë mirë
26 gusht 2020
| 10:16
Pas fitores së mbrëmshme ndaj Tiranës, në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve, trajneri i Crvena Zvezdës, Dean Stankoviq, ka qenë i befasuar me mikëpritjen që i është bërë në Shqipëri.
“Unë e thashë edhe dje. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritës. Hera e parë që kam ardhur në Tiranë”.
“Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falënderoj të gjithë. Një përqafim nga zemra”, ka thënë serbi pas ndeshjes në konferencën për media.