Stano: BE-ja është e vetëdijshme për synimet e Rusisë që ta destabilizojë Ballkanin

17 nëntor 2023 | 15:33

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka komentuar deklaratën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë se Rusia mund të krijojë kriza të reja në Ballkan dhe Moldavi në mënyrë që të largojë vëmendjen e botës nga lufta në Ukrainë.

Stano në një konferencë për medie, ka thënë se Bashkimi Evropian për një kohë të gjatë ka thënë se Rusia përpiqet për të ushtruar ndikim malinj edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ky është shqetësimi që ne e ndajmë dhe ky nuk është shqetësim i ri. Ne në këtë pikë pajtohemi me presidentin ukrainas dhe e dimë që Rusia po bën gjithçka që të mbjellë pakënaqësi, jo stabilitet politik, ndikim të huaja, manipulim informatash e gjëra të tjera”.

“Por, ne i kemi vëzhguar këto aktivitete të Rusisë për një kohë, kemi informata dhe jemi të vetëdijshëm se çka po tenton të bëjë Rusia dhe ne po punojmë me të vërtetë shumë me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor për këtë. Kjo ishte po ashtu një çështje që është ngritur në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së”, ka thënë Stano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gramoz Aliu, reperi i njohur me emrin “Mozzik”, ka vizituar…