Stano: Dialogu s’ka ‘vdekur’, palët të punojnë për shtensionim

30 maj 2023 | 13:45

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se përfaqësuesi për politike të jashtme, Josep Borrell është duke u angazhuar që tensionet në veri të Kosovës të ulen.

Sipas Stanos për situatën e krijuar përgjegjëse janë të dyja palët – Kosova dhe Serbia.

Ai ka theksuar se do të provohet që zgjidhja të gjendet në procesin e dialogut në Bruksel.

“Dialogu nuk ka vdekur. Do të bëjmë gjithçka që zgjidhja të bëhet përmes kornizës së dialogut. Nuk thashë që dhuna vjen nga të dyja palët por thirrja nga Borrell është që të dyja palët të kontribuojnë në shtensionim të situatës. Dialogu është aktiv si asnjëherë. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësi për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Stano.

Stano ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e një gazetari se kush është përgjegjës për dhunën e shkaktuar ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj priti sot në takim…