Stano flet për agjendën e takimit të nesërm në Bruksel, temë marrëveshja e Ohrit
16 shtator 2024
| 14:38
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka folur për takimin e nesërm që pritet të mbahet mes kryenegociaotrëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Në një konferencë për medie, ai është deklaruar edhe për agjendën e takimit të nesërm.
“Takimi i nivelit të kryenegociatorëve do të mbahet nesër në Bruksel, agjenda tashmë është e dukshme forma për të shkuar para me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, natyrisht diskutime në çështjet që janë duke e afektuar normalizimin në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.