Stano konfirmon takimin e kryenegociatorëve në Bruksel

18 tetor 2024 | 11:36

Të enjten e 24 tetorit, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano.

“Po, mund ta konfirmoj takimin e kryenegociatorëve në Bruksel më 24 tetor”, ka thënë Stano për “Dukagjinin”.

Më 17 shtator Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, kanë zhvilluar dy herë bisedime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili nuk arriti t’i bindë ata për një takim trepalësh në Bruksel.

Herën e fundit kur është zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti.

Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime polare rreth asaj që kishte ndodhur në takime. Palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joni Proni, i cili për 14 vite ka shërbyer si…