Stano një ditë para takimeve në Bruksel: Fokusi të nevoja urgjente për fillimin e zbatimit të marrëveshjes

23 tetor 2024 | 12:26

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se fokusi i takimeve të enjten në Bruksel do të jetë nevoja urgjente për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit.

Stano në një përgjigje për “RTV 21”, nuk ka treguar nëse do të ketë takim trepalësh.

“Fokusi në takim është nevoja urgjente për të filluar me zbatimin e marrëveshjes së vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit dhe për të ndihmuar palët të ecin përpara dhe të arrijnë përparim në dialog”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Rexhaj shpallë të pavlefshëm diplomën sh.m.e. “Faik Konica” Ferizaj.…