Stano refuzon ta konfirmojë ose demantojë autenticitetin e draftit të Asociacionit të publikuar nga Ramadani

13 nëntor 2023 | 11:08

Draftin e publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, e që sipas burimeve të ndryshme është drafti autentik i ofruar nga pesë emisarët më 21 tetor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar ta konfirmojë apo demantojë duke thënë se “nuk shoh arsye ta komentojë”.

Këtë koment Stano e ka bërë në një prononcim për portalin evropian “Euractiv”.

“Nuk e di se kush është zoti Ramadani dhe nuk shoh arsye të komentojë mbi atë se çfarë mund të pretendojë ose publikojë”.

“Ne kurrë s’japim dokumente zyrtare të cilat janë në diskutim e sipër dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi që kjo është edhe praktikë normale në ndërmjetësimet ndërkombëtare në kryerjen e proceseve në konfidencialitetit”, ka thënë Stano, duke shtuar se është politikë e kahershme e Komisionit Evropian që të mos komentojë mbi rrjedhjet e pretenduara të dokumenteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autor: Jusuf Buxhovi, historian Reagim publik dhe qytetar Këto ditë,…