Starbucks largohet nga Rusia përgjithmonë

29 maj 2022 | 19:53

Gjigandi i kafesë Starbucks do të tërhiqet tërësisht nga tregu rus. Vendimi është marrë si pasojë e luftës ruse në Ukrainë.

Starbucks operonte prej 15 vitesh në Rusi. Po shërbimet i pezulloi pas nisjes së pushtimit rus.

Firma tha se do të vazhdojë të paguajë rreth 2 mijë punonjës që punonin në dyqanet e saj, për gjashtë muaj rresht, deri në gjetjen e një mundësie tjetër.

SHBA dhe aleatët perëndimorë iu përgjigjën luftës duke goditur Rusinë me sanksione të gjera ekonomike që synonin ta izolonin atë ekonomikisht dhe ta shkëputnin nga sistemi financiar global.

Rregullat e bëjnë të vështirë për kompanitë perëndimore si Starbucks dhe McDonald’s të operojnë atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, të dielën është…