Starbucks pezullon të gjitha bizneset në Rusi
08 mars 2022
| 21:49
Zinxhiri i kafiterive Starbucks ka konfirmuar se do të pezullojë të gjitha aktivitetet biznesore në Rusi, duke përfshirë dërgimin e produkteve të saj dhe kafiteritë që drejtohen me licencën e këtij gjiganti.
Një vendim të ngjashëm e ka marrë McDonald’s gjatë ditë së sotme si rezultat i pushtimit rus në Ukrainë, që po futet në javën e 2-të të luftimeve të ashpra.
Madje McDonald’s ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht 850 restorantet që i ka në Rusi. Megjithatë, ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit – pra 62 mijë prej tyre të punësuar në Rusi do të vazhdojnë të paguhen.
E Starbucks dhe McDonalds kanë ndjekur shembullin e gjigantëve si Apple, Samsung dhe Zara që kanë pezulluar bizneset e tyre në Rusi.