Starmer: Rusia duhet të pajtohet me armëpushimin

11 mars 2025 | 21:20

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, ka “mirëpritur ngrohtësisht” lajmet që vijnë nga Arabia Saudite këtë mbrëmje, pasi Ukraina pranoi armëpushim.

“Ky është një moment i rëndësishëm për paqen në Ukrainë dhe ne të gjithë tani duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të arritur një paqe të qëndrueshme dhe të sigurt sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Starmer në një deklaratë.

Ai përsërit një frazë të përdorur nga Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio: “Topi është tani në fushën ruse”.

Ai shton: “Rusia tani duhet të pajtohet me një armëpushim dhe një fund të luftimeve gjithashtu”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen thotë…