Starmer: Ukraina në rrugën e pakthyeshme drejt NATO-s

14 shkurt 2025 | 12:06

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka folur me presidentin Volodymyr Zelensky këtë mëngjes, duke diskutuar për mbështetjen e vendit për Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Starmer gjithashtu  ka “përsëritur angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar që Ukraina të jetë në një rrugë të pakthyeshme drejt NATO-s, siç u ra dakord nga aleatët në Samitin e Uashingtonit vitin e kaluar”, ka thënë një zëdhënëse e tij.

Me fjalët e tij, Starmer u ka bërë jehonë atyre për të cilat anëtarët e NATO-s ranë dakord vitin e kaluar në korrik, kur ata premtuan mbështetjen e tyre për një “rrugë të pakthyeshme” drejt anëtarësimit të ardhshëm të Ukrainës.

Nuk është rënë dakord për një afat kohor zyrtar për anëtarësimin e saj në aleancën ushtarake.

Komentet e kryeministrit vijnë një ditë pasi sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, ka hedhur poshtë idenë e bashkimit të Ukrainës me NATO-n kur bisedoi me liderët në Bruksel në fillim të javë, shkruan “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sapo ka mbërritur në Konferencën…