Start i mirë nga Juventusi
20 shtator 2020
| 22:53
Juventusi e ka nisur sezonin e ri në Serie A në mënyrën e duhur, duke mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 ekipin e Sampdorias. Për “Zonjën e Vjetër”, shënuan Kusulevski, Bonucci dhe Cristiano Ronaldo.
Talenti 20-vjeccar, i ardhur këtë sezon te Juventus, pati një debutim të shkëlqyer, duke shënuar një supergol në minutën e 13-të të takimit. Me këtë gol, u mbyll dhe pjesa e parë.
Në të dytën, Sampdoria tentoi disa herë barazimin, por ishte Leonardo Bonucci ai që në minutën e 78-të, do të shënonte golin e dytë për “Zonjën”, ndërsa 10 minuta më pas, Cristiano Ronaldo vendosi rezultatin final të sfidës në 3-0.