Statistikat: 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri mezi shkruan dhe lexon

07 shkurt 2025 | 08:41

Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% vlerësohet se kishte njohuri mesatare në vitin 2023, evidentojnë të dhënat statistikore të Fondit Europian të Trajnimeve (ETF) një njësi që operon me financime të KE-së për politika që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor në vendet europiane që nuk janë ende pjesë e BE-së.

Vetëm një pjesë, 18.1% e popullsisë mbi 15 vjeç kishin arritje të larta arsimore.

Sipas ETF-së, kjo do të thotë se gati gjysma e popullsisë së Shqipërisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje të lexojë dhe të shkruajë një deklaratë të shkurtër të thjeshtë për jetën e përditshme dhe ta kuptojë atë.

Gjithashtu ata nuk është në gjendje të bëjnë llogaritje të thjeshta në aritmetikë.
Me këto aftësi, popullsia e Shqipërisë nuk mund të prodhojë forcë të aftë pune që mund të çojë vendin në nivele të tjera të zhvillimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell…