Statistikat e Mirel Joses te Prishtina
Kryetrajneri i Prishtinës, Mirel Josa me Llapin ka pasur paraqitjen e 73-të zyrtare me Prishtinën. Ai ka arritur 45 fitore, 19 barazime dhe 9 humbje dhe të 59-në kampionale 37 fitore, 15 barazime dhe 7 humbje.
Josa me të gjitha skuadrat e Kosovës ka bilanc pozitiv, përveç me Dritën me të cilën nga 6 ndeshje ka 1-3-2 (për Superkupë një humbje më shumë), por duke e pasur goldallimin baras 4-4.
Josa humbjen e parë e kishte përjetuar me Llapin e Batatinës 3-0 – njëherësh humbja e tij më e rëndë me Prishtinën, por nga ajo humbje e deri dje, ka regjistruar fitoren e 4-të rresht kundrejt Batatinës (me Llapin, Josa ka bilanc 5-0-2, 10-9).
Josa ka gjasa reale që të rikthej titullin e Prishtinës pas 5 edicionesh dhe kundër dy kundërshtarëve të fundit ka bilanc pozitiv, me Trepçën ‘89 nga 6 ndeshje ka 4-1-1, 6-0 dhe kundër Feronikelit nga 5 ndeshje 1-4-0, 2-1 (katër prej ndeshjeve i ka zhvilluar në Drenas duke e fituar 1 dhe barazuar 3 herë).