
Statistikat e përgjithshme: 5 735 raste pozitive me Covid, 2 968 të shëruar, 135 të vdekur dhe 2 632 raste aktive
19 korrik 2020
| 15:54
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 5 735 është numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me Covid-19, ku prej këtyre rasteve 2 968 persona janë shëruar dhe 157 kanë vdekur.
“Numri total i rasteve pozitive është 5 735 raste nga 31 056 persona të dyshimtë në virusin
SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera
shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të
shëruarve deri më sot është gjithsej 2 968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 632”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)