Statistikat pas xhiros së 22-të në Superligën e basketbollit
Xhiroja e 22-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, ka dhuruar ndeshje mjaft interesante.
Skuadra me efektshmërinë më të lartë është Sigal Prishtina me 2345 për 22 ndeshje, duke u pasur nga Trepça me 2280 dhe Bashkimi me 1962.
Skuadra me pikët më së shumti për ndeshje është Prizreni 16 me 93.31 për ndeshje, ndërkohë, që në vendin e dytë është Peja me 91 dhe Sigal Prishtina e treta me 89.68.
Sigal Prishtina prin edhe sa i përket kërcimeve, me 43.05 për ndeshje, ndërsa Trepça është e dyta me 43 dhe Prizreni 16 me 42.88.
Skuadra prishtinase është në vendin e parë edhe sa i përket asistimeve, me 23.09 për ndeshje. Peja është e dyta me 22.31 dhe Rahoveci i treti me 21.88.
Prishtina gjithashtu ndodhet në vendin e parë sa i përket vjedhjeve të topave, me 9.55 për ndeshje, kurse Golden Eagle Ylli është i dyti me 9.13 dhe Peja e treta me 8.56.
Ndërkohë, sa i përket bllokadave, Rahoveci është në vendin e parë me 3.38 për ndeshje. Trepça është e dyta me 3.23 dhe Prizreni 16 i treti me 2.94.
Skuadra e Prishtinës është e para sa i përket pikëve nga banka rezervë me 30.5 për ndeshje, kurse Bashkimi është i dyti me 23.18 dhe Trepça e treta me 21.36.