Statistikat tregojnë se Ten Hag është më i mirë se Kloppi, Guardiola dhe Arteta
Nuk mund të mohohet se Erik ten Hag e ka transformuar Manchester Unitedin që nga ardhja e tij nga Ajax në verë, por sa i mirë ka qenë ai?
Aq shumë ishte pritur nga holandezi pas mbërritjes nga Holanda dhe, pavarësisht një fillimi të vështirë, ai jo vetëm që i përmbushi këto pritje, por edhe i tejkaloi ato.
Krahasuar me paraardhësit e tij në United, Ten Hag duket një emërim i suksesshëm, por premtimi i vërtetë i mandatit të tij zbulohet vetëm kur bëhen krahasime me menaxherët aktualë të Premier League.
Nga 25 ndeshjet e tij të para në krye të “Djajve të Kuq”, Ten Hag ka një normë fitoresh prej 72 për qind që e vendos atë shumë më lart se trajnerët më të mirë në Premierligë.
Pas të njëjtit numër ndeshjesh në sezonin e tyre debutues, Guardiola dhe Arteta të dy arritën të mbanin një normë fitoresh prej 56 për qind, ndërsa Klopp kishte një rekord prej 48 për qind.