Statovci dënohet me dy ndeshje

28 shkurt 2025 | 14:34

Trajneri i KF Rilindja 1974, Fauk Statovci është dënuar me dy ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare. Këtë vendim e mori Komisioni Disiplinor dhe Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës, pasi trajneri në fjalë ka bërë akuza dhe ofendime ndaj gjyqtarëve.

“Kryetrajneri i KF Rilindja 1974, Faruk Statovci pas përfundimit të pjesës së parë duke shkuar në zhveshtore filloi me fyerje, akuza dhe ofendime në drejtim të gjyqtarëve deri në zhveshtore, mirëpo nuk mbaroi me kaq sepse pas përfundimit të ndeshjes, Statovci përsëri vazhdoi me fyerje, akuza dhe ofendime ndaj gjyqtarëve mirëpo falë intrevenimit të policisë u evitua më e keqja. Sipas raportit të personave zyrtar në ndeshjen Rilindja 1974 -Istogu. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore; dënohet me 2 (dy ) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI)ka zhvilluar një takim me qytetarët…