Statovci rikthehet te Llapi
06 janar 2019
| 20:10
Skuadra e Llapit e ka rikthyer në radhët e veta mbrojtësin e krahut të djathtë, Rron Statovci, i cili luan edhe si mbrojtës i majtë.
Statovci së fundmi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës. Llapi ka arritur marrëveshje që Rroni të jetë pjesë e klubit me kontratë për 2 vite e gjysmë.