Statuja e Ariana Grande habit fansat
Ariana Grande ka një statujë prej dylli në “Madame Tussauds Hollyëood”, një muze dylli i cili mban edhe emra të tjerë të yjeve botërorë. Statuja ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtaren.
Vepra e punuar me detaje e imtësi të madhe ka edhe gropëzat e Arianës në faqe sa herë ajo buzëqesh, ndaj fansat s’po arrijnë të dallojnë dot më cila është këngëtarja e cila statuja. Statuja e Ariana Grande është shfaqur në muze me kostumin e saj të zi, përbërë nga dy pjesë prej dantelle të zezë. Krijuesit u frymëzuan nga videoklipi i saj “7 Rings”.
Punimi i mëparshëm i vitit 2019 ishte paksa zhgënjyes . Këngëtarja, së bashku me fansat e saj, nuk e pëlqyen atë. Ajo aktualisht po planifikon një martesë me të dashurin e saj, Dalton Gomez dhe ende nuk e ka komentuar statujën e saj të re të dyllit. Grande është një nga emrat më të sukseshëm të muzikës botërore.
Në pak kohë ajo arriti të ndërtonte një karrierë mjaft të suksesshme dhe të renditej si një ndër artistet më të mira.