Statujë e bronztë për Majlinda Kelmendin
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka bërë të ditur se kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, do t’i bëhet një statujë e bronztë.
Për një gjë të tillë ka vendosur Federata Botërore e Xhudos, e cila do të kujdeset edhe për anën financiare. Kuka ka shkruar në “Facebook” se po kërkon hapësirën e duhur për këtë statujë.
“Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në Botë për të punuar statujen e bronztë për Kampionen tonë Olimpike! Çdo gjë do kryhet sa i përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë. Shpresoj që për Majlindën të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryeveprën që do vijë nga Neë York së shpejti”, ka shkruar Kuka.