Status quoja dhe vonesat në dialog shkojnë në favor të Rusisë, mesazh i qartë për udhëheqësit

26 prill 2022 | 10:43

Analisti Ilir Ibrahimi ka përcjell mesazhin e ndihmësekretares së Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Karen Donfried se ‘status quoja dhe vonesat në dialog shkojnë në favor të Rusisë’.

Ai ka vlerësuar se ky është një mesazh i qartë për udhëheqësit e Kosovës.

“Mesazh më të qartë dhe më të drejtpërdrejt, moti nuk kemi parë. Mund ta imagjinojmë se edhe sa më i qartë mund të ketë të ketë qenë mesazhi në takime me liderët”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”, duke komentuar vizitën e djeshme të ndihmës-sekretares amerikane të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e cila dha mesazh të qartë sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe nevojës që ky dialog të përshpejtohet.

Ai ka theksuar se nuk ka se si të mos e kuptojnë udhëheqësit kosovarë këtë mesazh.

“E nëse edhe pas këtij mesazhi nuk guxojnë të veprojnë atëherë me të vërtetë kjo është përtej çdo logjike. Sipas këtij mesazhi, lufta kundër interesave ruse bëhet në tavolinën e bisedimeve dhe jo me intervista televizive, qofshin ato edhe të CNN”.

“Nëse dikur liderët kosovarë kanë arritur që përballë tytës së pushkës së ushtrisë serbe të shkojnë dhe të arrijnë një marrëveshje në Rambuje, nuk ka asnjë kuptim që sot në kohë paqeje, përkrah fuqisë më të madhe ushtarake në botë, të hezitojnë. Koha për të vepruar është sot. Veprimi të rreshton me Amerikën. Mosveprimi me Rusinë. Kaq e thjeshtë është”, ka deklaruar Ibrahimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java Botërore e Imunizimit – që festohet çdo vit gjatë…