Statuse në ‘Facebook’ dhe intervista në TV, ministria e Rozeta Hajdarit e largon nga puna Ermal Kutllovcin

03 maj 2024 | 16:03

Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, e ka larguar nga puna zyrtarin Ermal Kutllovci.

Në mesin e arsyeve, atij ia kanë përmendur një intervistë në “T7” dhe disa shkrime në “Facebook”.

Kujtojmë se Ermal Kutllovci, e kishte kundërshtuar ministren Rozeta Hajdari për furnizimin me rezervat shtetërore.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Kutllovcit në “Facebook”:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të dashur miq, shokë e familjarë,

Edhe pse Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës (KPMShCK), i dha të drejtë ankesës sime duke e aprovuar dhe shfuqizuar masën e ‘largimit nga shërbimi civil’, Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka nxjerr vendim edhe më skandaloz e arbitrar sesa vendimi paraprak. Ky vendim më është dërguar në ditën e 15-të në ora: 17:20.

Përpos arsyeve të cekura në vendimin e parë e të cilat i ka anuluar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës, çuditërisht ceken deklarimi im për televizionin T7, reagimet e mia në rrjetin social Facebook dhe shkresa drejtuar vet kryeministrit të Kosovës.

Këto dy pika nuk e pasqyrojnë vetëm hakmarrjen tipike, por tendencën e hapur e të shpërfaqur për cenimin e lirisë së shprehjes e të cilën na i garanton akti më i lartë juridik i këtij vendi, Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Neni 40 [Liria e Shprehjes]

1. Liria e shprehjes është e garantuar. Liria e shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur, për të shpërndarë dhe për të marrë informacione, mendime dhe mesazhe të tjera, pa u penguar nga askush.

Deklarimet e mia janë bërë pas largimit tim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjithmonë në suaza të deklarimit krejtësisht profesional e në respektim të plotë të legjislacionit në fuqi. Mua mund të më largoni edhe 100 herë, por vullnetin e mirë për të drejtën e të vërtetën nuk e lëkundeni në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë.

U pafshim e dëgjofshim në rrethana tjera.

Miqësisht,

Ermal KUTLLOVCI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e kaluar, shtëpia e “Big Brother” u trondit nga…