Statuti për Asociacionin do të dorëzohet në Bruksel
12 korrik 2018
| 08:01
Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka bërë me dije se në përputhje me mandatin që i është besuar nga marrëveshjet e Brukselit, është duke punuar për hartimin e draftstatutit të këtij asociacioni.
Nëpërmjet një komunikate për medie ekipi menaxhues ka paralajmëruar se statutin e Asociacionit do ta dorëzojnë në Bruksel, kurse Qeverisë do t’ia dorëzojnë një raport të punës.
Ndërsa LDK-ja ka kërkuar përfshirjen e Qeverisë në hartimin e statutit të Asociacionit, duke thënë se statuti duhet të jetë vetëm sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese sepse çdo devijim është antikushtetues dhe i papranueshëm, shkruan “Epoka e re”.