Stavileci: Ka prova të mjaftueshme për ta çuar Prizrenin në rivotim

01 dhjetor 2017 | 00:00

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se për shkak të manipulimeve në zgjedhjet e 19 nëntorit, PDK ka bërë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për rezultatin në Prizren, Rahovec dhe Klinë.

Ai ka thënë se PDK’ja ka deponuar prova të mjaftueshme, të cilat argumentojnë manipulimet që kanë ndodhur në këto komuna.

Stavileci ka deklaruar për “Epoka e re” se mbi bazën e këtyre provave, PZAP do të duhej të merrte vendim për rinumërim ose rivotim në Prizren.

Ai ka thënë se PDK’ja nuk do ta pranojë rezultatin në Prizren, pa u zbardhur e vërteta brenda kutive të votimit.

Sipas Stavilecit, kjo parti do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje, duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe rrugët ligjore.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq në…