Stavileci: Me Kadri Veselin kryeministër, vendoset një standard i ri etik
31 gusht 2019
| 10:18
Blerand Stavileci thotë se misioni i Kadri Veselit dhe PDK-së është vendosja e një standardi të ri etik, duke e luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.
Stavileci ka shkruar në profilin e tij në “Facebook” se PDK-ja do ta ndërtojë një ekonomi të fuqishme dhe do ta mbajë rininë në Kosovë.
“E vetmja mënyrë për ta ndërtuar të ardhmen për Kosovën është vendosja e një standardi të ri etik, duke e luftuar korrupsionin dhe nepotizmin. Kështu, ne do ta ndërtojmë një ekonomi të fuqishme, do ta mbajmë rininë këtu dhe do t’u krijojmë atyre shanse të barabarta. Ky është misioni i Kadri Veselit dhe PDK-së”, ka shkruar Blerand Stavileci.