Stdradner: Edhe pas tri dekadave, njerëzit e Millosheviqit ende në pushtet, duke përfshirë Vuçiqin
Ekspertja amerikane e Sigurisë, Ivana Stdradner, që kontribuon në Fondacionin në Mbrojtje të Demokracisë, ka kujtuar kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
Ajo përmes një postimi në Twitter, ka kujtuar se Millosheviq pikërisht në korrik të vitit 1997 u bë President i Republikës Federale të Jugosllavisë, e kjo tani ditë është e zezë për Serbinë, dhe se edhe pas tre dekadash njerëzit e Millosheviqit janë ende në pushtet, ku përmend presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Në korrik të vitit 1997 Sllobodan Millosheviq u bë President i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe në këtë ditë ai bëri betimin. Sot është një ditë e zezë për Serbinë. Tre dekada më vonë, njerëzit e Millosheviqit janë ende në pushtet, duke përfshirë mentorin e tij Aleksander Vuçiq”, ka shkruar ajo.