Steinmeier e falënderon Gorbachevin për rolin në ribashkimin e Gjermanisë
05 nëntor 2019
| 13:42
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, e ka falënderuar ish-udhëheqësin sovjetik, Mikhail Gorbachev, për rolin e tij në ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990.
Ribashkimi paqësor i Gjermanisë dhe fundi i ndarjes së Evropës “nuk do të ishin të mundshme pa vendimet e guximshme dhe njerëzore që ju personalisht i morët në atë kohë”, ka shkruar Steinmeier në letrën dërguar Gorbachevit.
Letra vjen tri dekada pas rënies së Murit të Berlinit, gjë që ka çuar në ribashkimin e Gjermanisë brenda një viti, përkatësisht më 3 tetor, 1990.