Steinmeier: Ushtria evropiane nuk mund ta zëvendësojë NATO-n

11 prill 2025 | 12:40

Një ushtri evropiane nuk do të ishte një zëvendësim për NATO-n. Kështu ka deklaruar presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

“Ne kemi shumë për të falënderuar NATO-n. Këshilla ime është: të mos strehohemi në alternativa që nuk janë të disponueshme. Ushtria evropiane është një ide, por nuk është një zëvendësues adekuat për sigurinë e ofruar nga NATO-ja”,  ”, ka thënë ai gjatë një vizite në selinë ushtarake në qytetin perëndimor gjerman të Koblenzit.

Ai ka thënë se shteti gjerman duhet të kontribuojë më shumë në NATO.

“Gjermania duhet të japë një kontribut më të madh në aleancën e mbrojtjes perëndimore në vitet e ardhshme. Ndërsa ushtria gjermane, ose Bundeswehr, ka ndryshuar gjatë dekadave, pyetja se çfarë bëjnë ushtarët e saj nuk ka ndryshuar. Kjo është mbrojtja e rendit tonë themelor, të lirë dhe demokratik. Është mbrojtja e lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor”, ka thënë ai.

Steinmeier i është referuar edhe një marrëveshjeje koalicioni të shpallur të mërkurën në Berlin për të formuar qeverinë e ardhshme gjermane.

“Ne takohemi këtu në një ditë të veçantë, pas javësh negociatash për një marrëveshje koalicioni”, u ka thënë Steinmeier ushtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar në Turqi presidentin Recep Tayyip…