Stephanie Grisham do të jetë sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë
Stephanie Grisham do të jetë sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë Sarah Sanders, e cila ka dhënë dorëheqje para disa ditësh.
Grishami ka qenë pjesë e stafit të Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melanie Trump.
Lajmin për emërimin e Grishamit si sekretare të shtypit e ka bërë Melanie Trump, përmes një postimi në llogarinë e vet “Twitter”.
“Nuk mund të mendoj për një person më të mirë për t’i shërbyer administratës dhe vendit tonë”, ka shkruar Trumpi.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se Grishami është “fantastike” dhe se e ka pranuar detyrën e re të martën.
“Stephanie ka qenë me mua që nga fillimi”,ka thënë Trumpi.
Grishami, ka punuar për familjen Trump që nga viti 2015.
Ajo do ta shoqërojë presidentin e Trump në rolin e saj të ri në udhëtimin e tij në Japoni dhe Kore Jugore këtë javë, ka njoftuar “CNN”.
Grishami do të shërbejë si sekretare e shtypit dhe drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.