Stephen Hawking vdes në moshën 76-vjeçare
14 mars 2018
| 08:33
Fizikani i njohur botëror, Stephen Hawking, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Kembrixh, në orët e para të ditës së sotme, ka njoftuar familja e tij.
Shkencëtari britanik ka qenë i njohur për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin dhe ka shkruar disa libra shkencorë, përfshirë “Një histori e shkurtër e kohës”.
Në moshën 22-vjeçare, Hawking i janë dhënë vetëm disa vite jetë, pasi është diagnostikuar me një formë të rrallë të sëmundjes së qelizave nervore.
Sëmundja e ka lënë atë të paralizuar dhe në pamundësi për të folur, përveç me një sintetizues të zërit.