Stephens eliminohet nga US Open, kualifikohet Rafael Nadal
Surpriza e radhës së US Open e ka emrin Sloan Stpehens. Kampionia në fuqi e turneut u eliminua në fazën çerekfinale pasi u mposht nga Sevastova, numri 19 i renditjes botërore.
Tenista letoneze u shfaq superiore ndaj Stephens ndeshjen me të cilën e fitoi 2-0 pas 1 orë e 24 minutave lojë me sete 6-2; 6-3. në gjysmëfinale Sevastova do të përballet me një tjetër amerikane, Serena Williams.
Kjo e fundit eliminoi në çerekfinale Karolina Pliskova teksa e mundi atë me rezultatin 2-0. 6-4; 6-3 ishte rezultati i setetve të fituara nga Serena Williams e cila e sheh veten vetëm 2 ndeshje larg titullit të saj të parë Grand Slam në statusin e nënës, raporton “tch”.
Në kampin e meshkujve, Rafael Nadal dhe Dominic Thiem u bënë protagonistë të një ndeshjeje epike që zgjati 4 orë e 49 minuta ku fitues në fund doli pikërisht tenisti spanjoll 3-2. Fillimi i sfidës ishte katastrofik për Nadal që humbi setin e parë 0-6. por numri 1 i botës reagoi dhe përmbysi situatën duke marrë kryesimin në 2-1 pasi fitoi setin e dytë e të 3 6-4;7-5. Thiem iu kundë5rpërgjigj në të kartën që e fitoi me tiebreak 7-6.
Tiebreaku zgjidhi edhe setin final që shkoi për Nadal i cili në gjysmëfinale do të luajë me Juan Martin del Potron. Argjentinasi mundi amerikanin John Isner për të qenë mes 4 më të mirëve të turneut. 3-1 ishte rezultati me të cilin Del Potro e fitoi këtë ndeshje me sete 6-7; 6-3;7-6; 6-2.