Sterling: Broja është në të njëjtin nivel me Walker për shpejtësi
07 mars 2024
| 17:19
Armando Broja nuk po kalon aspak ditë të lumtura te skuadra e Fulham në Premier Ligë, edhe pse shkoi në formë huazimi nga Chelsea për t’u aktivizuar më shumë.
Gjithsesi elozhet për të nga shoku i tij i skuadrës, Rahim Sterling, nuk mungojnë, me sulmuesin anglez që e cilësoi 22-vjeçarin shqiptar si një nga lojtarët më të shpejtë që ka luajtur, po aq sa Kylie Walker.
“Më të shpejtët? Leroi Sane ose Armando Broja. Mendoj se Armandon do ta vendosja në të njëjtin nivel me Walker, si më të shpejtët”, u shpreh Sterling.
Gjithashtu sulmuesi i Chelseat u pyet se kush është lojtari më gazmor te “Blutë”, duke ja dhënë këtë cilësi sërish Brojës. “Armando, por ai sapo iku. Por padyshim që ai është më gazmori”, ka thënë Sterling.