Sterling paralajmëron largimin nga City: Erdha si 20-vjeçar, po largohem si burrë

13 korrik 2022 | 15:37

Raheem Sterling ka konfirmuar se po largohet nga Manchester City. Reprezentuesi anglez pritet t’i bashkohet Chelseat.

Sulmuesi anglez ka kaluar shtatë sezone me “Qytetarët”, duke bërë 337 paraqitje, duke shënuar 131 gola dhe duke fituar 11 tituj.

“Shtatë sezone. Njëmbëdhjetë trofe të mëdhenj. Një jetë kujtimesh. Për të gjithë të përfshirë në Manchester City, respekti im për ju nuk mund të jetë më i madh. Çfarë udhëtimi ka qenë. Jam mirënjohës për uljet dhe ngritjet. Pasi që janë uljet dhe ngritjet që ndonjëherë kanë testuar forcën dhe vendosmërinë time. Dhe më kanë mundësuar të qëndroj këtu para jush si versioni më i mirë i mundshëm i vetes. Kam mbërritur në Manchester si një 20-vjeçar. Sot largohem si burrë. Ka qenë nder të vesh fanellën e Manchester Cityt”, ka shkruar Sterling.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi është duke i shqyrtuar ofertat për Eden Hazardin.…