Sterlingi: City e fiton titullin
Te Liverpooli ka më shumë presion se te Manchester City për ta fituar titullin dhe ky është një faktor që mund ta ndihmojë skuadrën e Guardiolës në këtë sezon.
I këtij mendimi është Raheem Sterling i cili ka provuar të luajë me të dyja skuadrat. Vetëm një pikë i ndan dy skuadrat me 10 ndeshje të mbetura në kampionat.
“Kemi besim në vetvete dhe kemi mentalitetin e duhur për ta fituar përsëri titullin. Jemi të fokusuar 100 % për të mos bërë asnjë hap fals ndaj kujtdo. Kur isha te Liverpool kisha më tepër presion sesa këtu. Mendoj se tifozët ndikuan te ne. Ishim në kontroll dhe kishim mundësinë, por nuk e shfrytëzuam. Këtu është ndryshe. I marrim ndeshjet një e nga një, por është komplet ndryshe nga viti i kaluar, kur fituam bindshëm kampionatin. Jemi ne ndjekësit dhe gara është shumë e fortë për momentin, por kam besim të plotë te skuadra”, ka thënë Sterlingi.